E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Stojku, në vend të tij Ëngjëll Zeqaj

Muharrem Stojku është shkarkuar nga posti i drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike dhe në vend të tij është emëruar Engjëll Zeqaj, deri më tani zëvendës-drejtor i prodhimit në KESH. Vendimi është zyrtarizuar në përfundim të mbledhjes së bordit drejtues të Korporatës.

Shkarkimi Stojkut vjen në mënyrë të papritur dhe ende nuk ka një shkak zyrtar për këtë vendim. E papritura e vendimit lidhet me faktin se gjatë gjithë periudhës që KESH është drejtuar nga Stojku, ka pasur një situatë prodhimi dhe financiare shumë të favorshme; situatë kjo e stimuluar nga një vit shumë i mbarë me reshje.

Stojku e ka marrë drejtimin e Korporatës në shtator të vitit 2009, pas dorëheqjes së Gjergj Bojaxhiut. Ai deri në atë kohë kishte punuar si drejtor i prodhimit të KESH-it.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›