Tepelenë, bllokohen100 kg lëndë narkotikendalohet autori

TEPELENë- Policia e Gjirokastrës ka bllokuar rreth orës 18:30, pranë “Ujit të Ftohtë”, rreth 7 kilometra larg qytetit të Tepelenës, 100 kg lëndë narkotike, ndërsa ka ndaluar një shtetas.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e automjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. R., banues në Fier, tashmë i ndaluar.
Policia tha se lënda e paligjshme kishte destinacion Fierin, pa saktësuar origjinën e saj. “është ende herët të japim rezultatet e operacionit, pasi aksioni i policisë lokale po vijon”, konfirmoi Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
(e.n/ata/BalkanWeb)