Shkarkohet Ylli LSI merr zgjerim me Enver Roshin

Drejtori i Pergjithshem i Institutit te Shendetit Publik dr. Alban Ylli eshte shkarkuar dje nga detyra qe mbante prej pak vitesh per ti hapur rruge oreksit te Levizjes Socialiste per Integrim ne kuadrin e zgjerimit te saj ne pushtetin qendror e strukturat perkatese te piramides shteterore. Burime nga ISHP-ja thane se Alban Ylli nuk do te jete me drejtor i ketij institucioni te rendesishem shendetesor. Ne vend te tij LSI ka derguar dr. Enver Roshin i cili do te jete drejtori i ri i ISHP-se. Burimet bene te ditura se shkarkimi i Alban Yllit ka qene i papritur per vete drejtuesin tashme te larguar ndersa nuk u dha ndonje motivacion i qarte per urdher-lirimin nga detyra. Instituti i Shendetit Publik eshte bere i njohur shume vitet e fundit nga nje numer i madh sondazhesh te kryera ne kategori te ndryshme sociale duke marre informacione te vlefshme per studim e po ashtu ka perballuar me sukses edhe flukse te rrezikut qe vinte nga viruse te rrezikshme si ai i gripit te shpendeve gripit te derrit etj. Nderkohe qe po sot gjate mbledhjes se qeverise pritet te miratohet drejtori i ri i QSUT-se pas doreheqjes se Ilir Dashit vetem nje jave me pare.