Zyrtarisht ende paqartesi per lirimin ose jo te Izet Haxhise

Turqia dhe Shqiperia asnje konfirmim zyrtar per nje vendim te Gjykates Supreme Turke rreth lirimit
As Turqia dhe as Shqiperia nuk kane ende ndonje prononcim zyrtar lidhur me lirimin ose jo te Izet Haxhise nga Gjykata Supreme Turke. Per lirimin e tij nuk ka publikuar asgje zyrtarisht gjykata per te cilen flitet se e liroi ndersa te vetmit qe kane perhapur dhe konfirmuar per mediat kete fakt jane familjaret e Izet Haxhise. Fakti nuk konfirmohet as nga Interpoli dhe as nga mediat turke te cilat kane shfaqur interes per rastin e Haxhise ne momentin qe i jane vene prangat nga policia turke per llogari te drejtesise shqiptare. Madje as zv. ministrja e Drejtesise Brikena Kasmi nuk tha dicka konkrete ne deklarimin e saj para medias por u shpreh se duhet te shikoje pjesen zyrtare. Deklarata e saj per kete zhvillim jashte territorit shqiptar u dha pas nje seminari Mbi te drejten penale evropiane. Duke mos konfirmuar ende vendimin e marre dy dite me pare Kasmi shpjegon se Shqiperia ka plotesuar kuadrin ligjor nga 2009 ku shume e rendesishme eshte fakti qe ne kemi nje kuader ligjor me se miri fakt i cili u permend edhe dy dite me pare nga ekspertja gjermane. Pervecse konventave te Keshillit te Evropes ku Shqiperia ka aderuar dhe eshte pale dhe ne protokollin per ndihmat e ndersjella juridike ne fushen penale gjithashtu aktualisht po marrim masat per miratimin dhe anetaresimin e shtetit tone ne protokollin e trete mbi ekstradimin. Ne kemi dhe nje ligj i cili ka sjelle mbi marredheniet juridiksionale penale i cili dhe ka sjelle fazat konkrete te zhvillimit te ekstradimeve - tha Kasmi. Sipas saj zhvillimi nuk ka kaluar vetem tek fazat e ekstradimeve por edhe te leter-porosive kerkesa per ndihme juridike formave. Gjithashtu sipas saj eshte plotesuar edhe kuadri nenligjor ne vijim me udhezimet te ministrit te Drejtesise udhezime te perbashket te ministrit te Drejtesise dhe prokurorit te Pergjithshem. Ekstradimi ne Shqiperi gjen nje kuader ligjor per tu mbeshtetur me se miri. Pjesa me e madhe nga informacioni qe une kam jane ekstraduar dhe ekstradimet ne pergjithesi marrin pelqimin e te denuarit pra dhe deri me tani nuk kemi asnje le te themi informacion qe shtetasit ose te denuarit jane penguar ne zhvillimin dhe zbatimin e procedurave te ekstradimeve - tha dje Kasmi. Ne takimin per ekstradimet eshte duke u pare mundesia e ekstradimeve nga gjykata ne gjykate ndermjet dy shteteve.
Lirimi i Izet Haxhise
Ne lidhje me lirimin ose jo te Izet Hazhise i denuar me 25 vjet burgim per vrasjen e deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdari Kasmi deklaroi Ne rastin konkret ne fakt duhet te shikoj pjesen e zyrtare duke qene se ne dje dhe sot kemi qene goxha te ngarkuar megjithese rasti per te cilen ju beni fjale dhe thoni pra ne kemi dhe specialistet e te gjithe drejtorise bashkepunimi gjyqesor nderkombetar mund ta verifikoni kete pjese perben nje ekstradim me procedure te thjeshtuar ka ndjekur nje procedure normale sikurse ne te gjitha rastet e tjera. Gjate shpjegimet te procesit te ekstradimit Kasmi tha se aktualisht vendi yne ka filluar te aplikoje dhe ekstradimin pasiv pra ekstradimin e shtetasve nga vendi yne ne drejtim te vendeve te tjera. Procedura e thjeshtuar nenkupton qe te kemi nje afat te shkurter kohor dhe dokumente te thjeshtuara.