E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Ylli Pango, Ardian Turku, Ministri i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, propozoi dje në postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotin Ardian Turku, dhe njëherazi shkarkimin nga detyra të Ylli Pangos.  Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës Bamir Topi, dekretoi propozimin e kryeministrit Berisha, për shkarkimin nga detyra të Ylli Pangos, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sipas njoftimit të presidencës, ky dekret mbështetet në nenet 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës. Ardian Turku, aktualisht është Kryetar i Qarkut të Elbasanit, ish Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, ish Zëvendës rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Ai mban titullin Profesor i Asociiuar. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›