Shkarkohet administrata në burgun e Dubravës

Për shkak të akuzave në rritje për korrupsion dhe në përputhje me faktet e gjetura në Raportin e komisionit të themeluar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimet në menaxhim, Ministria kosovare e Drejtësisë në koordinim me Njësinë Korrektuese të EULEX-it, ka vendosur të zëvendësoje administratën e lartë të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Si pjesë e këtyre veprimeve është shkarkuar drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Haki Maxharraj, ndërsa janë transferuar në institucione tjera korrektuese 2 zëvendësdrejtorët dhe udhëheqësi për siguri i kësaj qendre.
Në anën tjetër është formuar Ekipi profesional prej 5 anëtarëve, për menaxhim të përkohshëm të Qendrës Korrektuese në Dubravë, deri në emërimin e stafit të ri në bazë të konkursit, ku kryesuese e ekipit për menaxhimin e kësaj qendre është caktuar Zyrafete Imeraj.
Me këtë rast, Njësia Korrektuese e EULEX-it, me stafin e vet profesional ka ofruar mbështetje për ekipin menaxherial në të gjitha fushat e veprimit në këtë institucion, në përputhje me mandatin që ka dhe njëherit do të jenë pjesë e këtij ekipi./Start/
2012-09-01 10:49