E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovenia sjell një helikopter për shuarjen e zjarreve

Helikopteri i specializuar për këto operacione pritet që të mbërrijë pasditen e sotme në Bazën e Rinasit, në Tiran, dhe do të  nisë sa më shpejt punën e tij, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Siç raportoi mbrëmë ministria e Brendshme, në të gjithë qarqet e vendit, si pasojë e shfaqjes së disa vatrave të reja dhe riaktivizimit të disa të tjerave, rezultojnë 21 vatra aktive zjarresh.

Nderkohë që, operacione të shumta janë ndërmarrë për izolimin dhe shuarjen e zjarreve, me pjesmarrjen e forcave të armatosura, sherbimit pyjor,  zjarrëfikeseve në disa rrethe.

Gjithashtu, është ndërhyrë dhe nga ajri me helikopter. Prej ditesh ne veprim është dhe një helicopter, i ardhur nga Turqia./Start/

                                                                                             2012-09-01 12:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›