Meta-Prifti, prokuroria rrëzon ekspertizën shqiptare
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspërtizë për videon Meta-Prifti, duke deklaruar se ekspertët shqiptarë kanë dështuar në ekspertizën e video-përgjimit.
Pasi ekspertët i janë përgjigjur 27 pyetjeve të bëra nga prokuroria, kjo e fundit kërkoi që të bëhet një riinspektim por kësaj herë më ekspertë të huaj.
Pasi siç deklaroi organi i akuzës ka pasaktësi në përfundimet e dhëna nga tre ekspertët shqiptar, çka mund të sjellë edhe mundësinë për abuzime.
Gjyqatarët janë tërhequr për të marrë vendimin, pasi janë dëgjuar konkluzionet e Gjykatës së Lartë.
Gjatë seancës paraardhëse prokuroria lexoi rreth 27 pyetje të cilat kanë të bëjnë me mënyren e kryerjes së ekspertizës së videos. Ekspertët shqiptar analizuan videon dhe sipas tyre ajo nuk ishte videoja origjinale pasi janë konstatuar ndërhyrje në të.
Tre ekspertët shqiptare që u moren me video-përgjimin duke e hedhur poshtë akuzat e ngritura nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti, kërkuan kohë për tu përgatitur rreth pyetjeve që iu bënë nga prokuroria. Gjithësej janë bërë 37 pyetje nga ana e prokurorisë, por Kolegji Penal la vetëm 27 prej tyre, duke i konsideruar 10 të tjerat si sugjestionuese. Pritet që me dhënien e këtyre përgjigjeve të marrë fund edhe ekspertiza e videos.
Shkrime të tjera me interes: