Do të rikthehem në Benfica

Përfaqësuesi portugez Fabio Coentrao e ka shfaqur dashurinë që ndien për ish klubin e tij Benfica, duke premtuar se do të rikthehet në këtë klub, para se ta përfudojë karrierën.
Futbollisti i krahut të majtë e la klubin portugez 12 muaj më parë, duke iu bashkuar Real Madrdit për 30 milionë euro. Ai duhet t’i kalojë edhe pesë vjet në ekipin e Jose Mourinhos, para skadimit të kontratës gjashëtvjeçare.
“Benfica është klubi që e dua, klubi i zemrës sime. Do të rikthehem kur të jem ende i freskët, jo kur jam duke e mbyllur karrierën”, theksoi portufezi për ‘O Jogo’. Coentrao beson se ish klubi i tij do të luftojë për trofe këtë sezon.