E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më mirë të largohem nga United

Dimitar Berbatov beson se do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët, nëse largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.

Qëndrimi katërvjeçar i tij në Old Trafford po shkon drejt fundit, pasi që sulmuesi bullgar mbeti jashtë ekipit të menaxherit Sir Alex Ferguson, sezonin e kaluar. 31 vjeçari pati vetëm 12 paraqitje, duke realizuar 7 gola, një vit pasi ishte shpallur golashënuesi më i mirë i Premierligës.

“E vërteta është se unë e dua këtë klub, por nuk i nevojitem askujt, nëse nuk luaj. Unë dua të luaj, ta ndihmoj ekipin. Për arsye të panjohura, kjo nuk po ndodh. Mundësitë e mia janë limituar, kështu që është mirë për të gjithë që të them lamtumirë”, tha Berbatov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›