Rama: Jo me peng i klaneve te djathta por dhe te majta
Kreu socialist Rama eshte ne permbyllje te ciklit te takimeve me vullnetaret ne te gjithe vendin, teksa ka qene dje ne qytetin e gurte, Gjirokaster per te vijuar me pas ne Permet. Ne kalane e Argjiros, ai ka bere thirrje dhe njehere per te bashkuar votat dhe besimin per fitoren e 28 qershorit ne zgjedhjet parlamentare. "Zgjedhjet e 28 qershorit jane nje udhekryq mes se shkuares dhe se ardhmes dhe nje shtyse per t'i dhene jete nje bashkimi njerezish, qe nuk duan te mbeten peng klanesh sa djathtas e majtas", deklaroi Rama. "Zgjedhjet jane te lidhura me ate cka ne mund te bejme se bashku per te kthyer fleten e historise, duke e kthyer politiken nga mjet ekskluziv jetese i politikaneve ne mjetin e ndryshimit ne duart e qytetareve", tha Rama. Gjate dites se djeshme, kryesocialisti Rama, i shoqeruar edhe nga deputetet Gramoz Ruci dhe Vangjel Tavo, ka zhvilluar nje takim me vullnetaret e rinj gjirokastrite. Fillimisht ne kete organizim e kane e kane marre fjalen te rinj, perfaqesues te Forumit Qytetar, te strukturave te PS, te cilet kane shprehur besim ne fitoren e socialisteve ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. "Jo me kot Gjirokastra u zgjodh nder stacionet e fundi te ketij turi, iu eshte drejtuar deputeti Gramoz Ruci te pranishmeve ne takim. Sipas tij, rinia dhe qytetaria gjirokastrite gezojne cilesi te vecanta. "Ju te gjithe keni ardhur ketu per nje arsye te madhe, kjo arsye nuk jam une por besimi juaj qe se bashku ne mund te ndryshojme kete vend dhe mund te bejme Shqiperine si gjithe Evropa", iu eshte drejtuar Rama te pranishmeve ne takim. Ju, ka vijuar ai, sot besoni per t'i dhene jete nje politike te re, tej se majtes dhe te djathtes duke braktisur keshtu politiken e vjeter. Me pas Rama ka vijuar duke pohuar se, ne sot ne politike duhet te konkurrojme se kush i ben gjerat me mire ne sherbim te njerezve, kush mendon me mire per rrugezgjidhjen e problemeve te vendit, kush ushqen me shume shprese te Shqiperia dhe njerezit dhe jo kush bllokon, kush shan me shume njeri-tjetrin duke nxitur mllefin mes njerezve. Sipas Rames, politika duhet te jete nje mjet ndryshimi ne duart e qytetareve. "Ndryshimi qe i duhet Shqiperise dhe qe duan njerezit si ju nuk mund te vije duke pare lart tek politika e vjeter, por duke pare njeri-tjetrin ne sy, si njerez qe duan te njejtat gjera dhe duke u bashkuar me njeri-tjetrin per nje politike te re", tha Rama. Blerim Kore