"Qeveria, arrogance ndaj Bankes Boterore"
Partia Socialiste shprehet e shqetesuar ne lidhje me qendrimin "armiqesor" qe sipas saj qeveria e Berishes po mban ndaj Bankes Boterore. Deputeti socialist Arben Malaj shprehu dje shqetesimin se qeveria po mban te njejtin qendrim "arrogant" me Banken Boterore sic mbajti dhe me FMN-ne kur, kjo e fundit propozoi per te asistuar nga afer Shqiperine ne kete periudhe paqartesish te risqeve ekonomike ne rritje. "Deklarata e djeshme e qeverise Berisha se ajo eshte e zonja t'i tregoje deren Bankes Boterore per kete projekt, sic ka bere ne vitin 1996 dhe sic beri pak kohe me pare edhe me propozimin e ofruar nga FMN per ta asistuar nga afer Shqiperine ne kete periudhe paqartesish te risqeve ekonomike ne rritje, eshte deshmi e deshtimit dhe arrogances se kesaj qeverie", tha Malaj.