E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrim i kockave, dieta e varfer shkak per semundjen Sonila Isaku

Kockat shkaterrohen nga mungesa e nje diete jo te shendetshme, moskryerja e aktivitetit fizik, por edhe nga duhanpirja. Duke pare pasojat e renda qe lene faktoret e jashtem, ne muajin e semundjeve reumatizmale pikerisht te artritit dhe osteoporozes, mjeket reumatologe bejne apel per me shume kujdes. Pasi numri i ketyre personave te prekur nga semundjet reumatizmale eshte ne rritje nga dita ne dite. Shefja e Pavijonit te Reumatologjise prane QSUT, Teuta Backa, shpjegon edhe pasojat e kesaj semundjeje, ndersa e cileson aktivitetin sensibilizues si mjaft te nevojshem ne nje kohe qe 200 milione persona ne te gjithe boten jane prekur nga osteoporoza. "Shkaktaret kryesore qe influencojne prekjen nga kjo semundje jane dieta e varfer, duhanpirja, aktiviteti dobet fizik, mosha etj. Prandaj keshillojme tre hapa parandaluese si aktiviteti fizik, nje diete e pasur me kalcium, si dhe vitamina D. Nese nuk plotesohen keto atehere ka dobesim te kockave te legenit, gjymtyreve duke shkaktuar pasoja te renda", - ka pohuar mjekja Prof. Asc, Teuta Backa. Nderkohe, per sa iu perket te prekurve ne vendin tone, nuk ka te dhena te sakta, por nga te dhenat rezulton se 1 ne 3 gra dhe 1 ne 5 burra te moshes mbi 50 vjec jane te prekur nga kjo semundje e kockave. Nderkohe qe grate pas periudhes se menopauzes kane me shume mundesi te preken nga kjo semundje. "Ndersa ne Shqiperi kjo shifer mund te jete edhe me e larte, deri ne dyfish per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te diagnostikimit. Por nje tjeter problem eshte edhe niveli i ulet i njohurive per menyren e parandalimit te osteoporozes", - kane pohuar specialistet. Shefja e reumatologjise pohon se menyra me e mire per te mos u individualizuar nga keto semundje eshte parandalimi. "Une iu bej apel te gjithe pacienteve, te cilet vuajne nga artriti reumatik dhe osteoporoze, por edhe popullates se shendoshe se nese kane shenja apo dhimbje te artikulacioneve, sidomos grate ne periudhen e postmenopauzes duhet te drejtohen tek mjeku per te bere nje ekzaminim te thjeshte, per matjen e densitetit kockor", - ka pohuar Backa. Osteoporoza konsiderohet nje komplikacion ne skeletin e njeriut, ajo i ben kockat shume te dobeta dhe shkakton fraktura ne shtylle, legen dhe kyce. Pasojat e semundjes nisin nga dhimbjet e shpines dhe te kembeve, humbje te gjatesise trupore etj. Per sa i perket menyres se kurimit te saj mjeket keshillojne qe te shmangen dietat e forta. "Per ta parandaluar kete semundje kerkohet shmangia e dietave, alkoolit, duhanit, kafese, substancave te tjera qe demtojne metabolizmin kockor. Gjithashtu, kujdesi per skeletin kerkon ushqim te bollshem me permbajtje lendesh minerale", - kane pohuar mjeket. Kurse tek keshillat futen rrezatimet, pasi mundesojne formimin e vitamines D ne organizem dhe ndihmon ne perthithjen e kalciumit ne organizem. Po keshtu edhe ushtrimet dhe aktivitetet fizike ndihmojne ne "mosplakjen" e kockave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›