Shkatërrohen përmes shpërthimit 113 kg lëndë e rrezikshme
Operacioni u realizua në Kombinatin Mekanik të Poliçanit
E. Petova
POLIÇAN – Një sasi e konsiderueshme lënde e rrezikshme, që ka qenë në depot e ushtrisë shqiptare, është asgjësuar duke shmangur kështu rrezikun e shpërthimit. Burimet zyrtare raportojnë se 113 kg lëndë e llojit "fulminant zhive" dhe lëndë të tjera plasëse brenda këtij përbërësi janë asgjësuar paraditen e djeshme në Kombinatin Mekanik të qytetit të Poliçanit. Lënda plasëse ishte e depozituar në njërën nga depot e këtij Kombinati dhe përbënte rrezik jo vetëm për jetën e punëtorëve, por edhe për banorët e Poliçanit, sepse mund të shpërthente vetvetiu nga momenti në moment, qoftë edhe nga një tronditje e vogël apo lëkundje sizmike.
Operacioni
Në krye të këtij operacioni për asgjësimin e lëndës plasëse, i cili zgjati vetëm 15 minuta, kanë qenë ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Maksim Malaj, përfaqësues të Ambasadës Amerikane si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe forca të shumta ushtarake. Shpërthimi i lëndës iniciale "fulminant zhive" u krye nga forcat e ushtrisë nga largësia, nëpërmjet një kordoni të gjatë në tri faza që vinin njëra pas tjetrës, me një distancë kohore 5 minuta. Vetëm gjatë fazës së parë shpërthimi u shfaq në atmosferë. Ministri Gazmend Oketa është shprehur se ishin 113 kg lëndë iniciale dhe, në bazë të të gjitha rekomandimeve të ekspertëve shqiptarë e të huaj, e vetmja mënyrë për asgjësimin e tyre ishte djegia përmes shpërthimit. Duke falënderuar për mbështetjen në këtë operacion përfaqësuesit e pushtetit vendor, banorët e qytetit të Poliçanit dhe forcat e ushtrisë, ministri Oketa ka pohuar se përfundimi i procesit të asgjësimit të lëndës iniciale plasëse "fulminant zhive" i hap përfundimisht rrugën punës normale për demontimin e municioneve luftarake në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ku do të punësohen shumë banorë të këtij qyteti.
Demontimi
Ministri Oketa është shprehur se fillimi i punës në Kombinatin Mekanik të Poliçanit për demontimin industrial të municioneve luftarake, i bashkërenduar edhe me atë të Kombinatit të Mjekësit, do të bëjë të mundur që plani i veprimit që ka hartuar Ministria e Mbrojtjes për asgjësimin e këtyre municioneve të vihet në zbatim në të gjitha pikat e tij. Ministri Oketa ka siguruar se brenda Kombinatit Mekanik të Poliçanit nuk ka më asnjë zonë tjetër të rrezikshme, ku mund të ketë shpërthime të pavullnetshme, Sipas tij, të gjitha projektet që do të zbatohen në këtë Kombinat do t’i nënshtrohen një procedure standarde për miratimin e teknologjisë e të kushteve të standardeve të sigurisë dhe vetëm pas përmbushjes së këtyre kushteve do të fillojë zbatimi i projektit të Ministrisë së Mbrojtjes. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, është shprehur se pas këtij shpërthimi, që ishte shndërruar në një makth e rrezik për banorët e Poliçanit, nuk do të ketë ndotje të mjedisit në këtë qytet. Përmes vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave u bë e mundur që të ngrihen 8 poligone për demontimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin. Këto masa janë marrë vetëm pak muaj pas shpërthimit të municioneve në Gërdec, fare pranë qytezës së Vlorës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosëm mbi 300 të tjerë. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, sapo u zgjodh në krye të këtij institucioni, pas dorëheqjes së Fatmir Mediut, deklaroi se prioritet i punës së tij është shkatërrimi i armëve dhe municioneve të kohës së komunizmit. Madje, ai organizoi një konferencë ndërkombëtare me donatorë të ndryshëm. Vetë Oketa ka pohuar se procesi i demontimit dhe asgjësimit nuk përfundon para vitit 2010. Në të gjithë Shqipërinë janë me dhjetëra magazina me armë, municione dhe produkte të tjera luftarake, të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e shqiptarëve.
17 Dhjetor 2008