Vendosja e taksimetrit, sa do të jenë tarifat e reja për taksitë në vitin 2009
Në ditët e festave tarifat e taksive rriten deri në 20 për qind. Për dy kilometrat e parë udhëtari paguan vetëm 300 lekë
Ervin Koçi
Viti 2009 do të nisë me rregulla të reja për të gjithë shoferët e shërbimit taksi në vend. Elementi i ri që do t’i bashkëngjitet këtij shërbimi do të jetë fatura e taksimetrit, aparatit matës që duhet ta kenë të gjithë ata shoferë që kanë marrë licencën për të ushtruar shërbimin taksi në vend. Në bazë të këtij aparati, çdo udhëtar që zgjedh shërbimin me taksi si brenda një qyteti, ashtu dhe jashtë tij (interurban), duhet të paguajë në bazë të kilometrave të bërë dhe jo me tarifa fikse të vendosura apriori nga drejtuesi i mjetit. Për disiplinimin e këtij shërbimi si në kryeqytet, ashtu dhe në rrethet e tjera, madje dhe midis dy qyteteve, Ministria e Transporteve ka përcaktuar tarifat e sakta për shërbim taksi. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Transportit për vitin 2009, aparati taksimetër është i detyrueshëm dhe duhet të vendoset në çdo automjet taksi, dhe të jetë funksional. Për dy kilometrat e parë udhëtari duhet të paguajë çmimin fiks prej 300 lekësh. Me rritjen e distancës që përshkon automjeti rritet dhe tarifa e parave për kilometër.
Tarifat e reja
Në bazë të udhëzimit të ri të Ministrisë së Transporteve, që hyn në fuqi nga 1 janari 2009, për 2 kilometrat e parë të udhëtimit udhëtari duhet të paguajë 300 lekë, kjo nëse është në zonë urbane. Pra, sipas udhëzimit, për 14 kilometra në zona urbane, udhëtari duhet të paguajë 90 lekë për kilometër. Ndërsa për 15 kilometra, po në zona urbane, udhëtari duhet të paguajë 118 lekë për kilometër. Po sipas udhëzimit, për mbi 30 kilometra në zonë urbane, udhëtari duhet të paguajë tarifën 153 lekë për kilometër. Ndërsa për dy kilometrat e parë, në zonë interurbane, udhëtari duhet të paguajë 350 lekë për dy kilometrat e parë. Tarifat afishohen në një vend të dukshëm që të jenë të shikueshme nga udhëtarët. Ndërkohë, nëse drejtuesi i automjetit taksi përgjigjet dhe për bagazhet, atëherë udhëtari duhet të paguajë 10 lekë për çdo 25 kilogramë dhe pas 25 kilogramëve të parë, deri në një maksimum prej 50 lekësh. Gjithashtu, nëse udhëtimi ndërpritet për arsye madhore, por jo për arsye të qytetarit, atëherë drejtuesi i autoveturës taksi siguron kthimin e udhëtarëve me një mjet tjetër pa pagesë. Gjithashtu, sipas udhëzimit, “në udhëtimet e ditëve të shtuna dhe ditëve e festave, që janë pushim, tarifa e shërbimit rritet në bazë të kilometrave. Pra, për 2 kilometra tarifa rritet me 5 për qind. Ndërsa për 14 kilometra, tarifës i shtohen 20 për qind”.
Udhëzimi i ri
Tashmë të gjitha automjetet që ushtrojnë shërbimin taksi duhet të pajisen me aparatin taksimetër të kontrolluar dhe konform rregullave të përcaktuara nga MPPTT-ja. Sipas udhëzimit, qëllimi kryesor i taksimetrit është mbrojtja e klientit nga pagesat më të mëdha që mund të kërkojë drejtuesi i taksisë. Ndërkohë, njësitë e taksimetrit janë metri ose kilometri për distancën, si dhe sekondat, minuta ose ora për kohën. Nëse autovetura taksi kryen shërbim jashtë rrethit të regjistruar (shërbim interurban), ajo në kthim lejohet të marrë udhëtar vetëm në rrethin e regjistrimit të saj. Vendosja e taksimetrit është një shërbim që mbulohet nga vetë drejtuesi i automjetit dhe nëse ai (taksimetri) prishet apo dëmtohet ai i mbulon vetë shpenzimet për ta riparuar atë.
Tarifat e taksimetrit për kilometër
1. Zonat urbane
Udhëtimi/km Pagesa në lekë/km
2 kilometrat e parë 300 lekë
14 kilometra 90 lekë/kilometri
15 kilometra 118 lekë/kilometri
Mbi 30 kilometra 153 lekë/kilometri
2. Zonat interurbane
2 kilometrat e parë 350 lekë
14 kilometra 70 lekë/kilometri
15 kilometra 92 lekë/kilometri
Mbi 30 kilometra 133 lekë/kilometri
17 Dhjetor 2008