E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte në kërkim, policia gjen vendndodhjen e 26-vjeçarit



Tiranë – Ishte në kërkim si i dyshuar për një plagosje, ndaj dhe policia e ka vënë në pranga. Një i ri ka mundur t’u fshihet plot tre muaj syve të uniformave blu. Burime policore thanë për gazetën se sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit arriti të arrestojë shtetasin në kërkim Kastriot Cani, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin penal të datës 17.09.2008, ka vendosur për këtë shtetas caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për konsumim të veprës penale të “plagosjes së lehtë me dashje”, si dhe të “armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 89 e 278/2 të Kodit Penal.

17 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›