Shkatërrohet një bandë serbe në Brazil

Autoritetet në Brazil thanë se policia ka arrestuar të paktën 16 persona, që dyshohen për ndërlidhje me një organizatë e drejtuar nga serbët, e cila akuzohet për transportimin e drogës në Evropë.
Policia braziliane tha se tetë nga të arrestuarit janë shtetas të Serbisë.
Ministrja e Brendshme e Serbisë, Snezhana Malovic, tha se në mesin e tyre është dhe Goran Neshic, i cili është në listën e personave më të kërkuar nga Serbia.
Raportohet se gjatë hetimeve dy-vjeçare janë sekuestruar edhe 620 kg kokainë, në vlerë prej afro 1.2 milionë dollarë.
16 pjesëtarët e bandës serbe janë arrestuar në kufijtë e Brazilit me Perunë, Bolivinë, Paraguain dhe Argjentinën.
Neshic është dënuar për trafikim të drogës në Serbi dhe është arratisur, para se të kapej për të shërbyer dënimin e tij tetëvjeçar me burg.
Walter Maierovitch, ish-bosi kryesor i drogës në Brazil, deklaroi se ka së paku një dekadë që bandat serbe të drogës janë duke operuar në Brazil.