E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet nje rrjet trafikantesh droge

Bien ne prangat e policise malazeze 25 persona te dyshuar per prodhim dhe trafikim te lendeve njarkotike. Ne oret e pasdites te se enjtes policia e Malit te Zi ne bashkepunim me homologet shqiptare ka arrestuar grupin me te madh deri tani te trafikut te lendeve te ndaluara. Arrestimi eshte finalizuar pas nje operacioni te perbashket, dhe nje periudhe te gjate hetimesh. Burime policore thone se jane sekuestruar 35 kg kanabis sativa, 70 mije euro dhe 7 automjete. Me ane te nje njoftimi per mediat policia konfirmon se operacioni eshte shtrire edhe ne territorin shqiptar, duke arrestuar disa persona ne qytetin e Shkodres, te cilet dyshohen si pjesemarres ne kete organizate. Sipas hetimeve paraprake ky rrjet dyshohet se ka trafikuar nje sasi te konsiderueshme kanabis sativa, nga Shqiperia nepermjet territorit te Malit te Zi, Bosnjes, Kroacise ne vendet e Evropes Perendimore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›