E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë shpërndarsi i drogës

27/02/2009  I gjenden 4 doza, dyshohet heroinë

KORÇE- Është kapur teksa ishte duke shpërndarë porcione droge F. Kamberllari, 23 vjeç, banor i lagjes nr. 2 në Pogradec. Ishte ora 18.00 e ditës së mërkurë, kur ai po përshkonte mjediset publike të lagjes së tij në kërkim të përdoruesve të drogës. Policia që e kishte prej kohësh në ndjekje e bllokoi dhe e kontrolloi në xhepat e tij, ku gjeti katër doza me lëndë të dyshimtë. Sipas burimeve policore, lënda në formë pluhuri të bardhë që kishin dozat dyshohet se ishte drogë e tipit heroinë. Për ta zbardhur këtë fakt policia ka deklaruar se pluhuri i bardhë do të dërgohet për ekzaminim në laboratorin qendror të Ministrisë së Rendit. Ndërkohë shpërndarësi i drogës u ndalua dhe ndaj tij ka filluar ndjekje penale nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Ai sipas burimeve policore kishte ditë që mbahej nën vëzhgim prej agjentëve në terren, ndërsa dje është bërë i mundur kapja e tij në flagrancë ku iu gjetën dhe dozat e drogës, e cila do të ekzaminohet për llojin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›