Gjykata, arrest shtëpie për prokurorin Plepi
27/02/2009 “Ndërmjetësoi” tek e shoqja gjyqtare
ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest shtëpie për Prokurorinë e Tiranës të akuzuar per veprën penale të "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Aleksandër Plepi është njohur me masën e vendosur nga gjyqtari i gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, mesditën e së enjtes. Kjo masë është e njëjtë e vendosur edhe për të afërmit e Besnik Brrakës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria, ka rezultuar se Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi, kanë ndërmjetësuar nëpërmjet prokurorit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, Aleksandër Plepi, për të ulur dënimin e të arrestuarit Besnik Braka, i cili gjykohej nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku si kryesuese e trupit gjykues, ishte bashkëshortja e prokurorit. Të dyja palët mësohet të kenë rënë dakord, për uljen e dënimit me 4 vjet kundrejt shumës prej 50 mijë euro. Sipas Prokurorisë, ishte motra e Brakës, ajo qe do të dorëzonte shumën e të hollave tek prokurori. Çështja është transferuar në Elbasan për shkak të konfliktit të interesit.