Rama, “në” sitë rastet e pafajësisë
27/02/2009 Analiza e Prokurorisë Shkodër
Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar dje në praninë e Kryeprokurores Ina Rama analizën e punës së saj 1-vjeçare. Prokuroria kishte bërë 5 kërkesa për burgim të përjetshëm, por gjykata kishte lënë në fuqi vetëm 2 raste. Për sa i përket numrit të kërkesave për burgim, Prokuroria kishte bërë 329 të tilla, ndërsa gjykata kishte dhënë 229 vendime heqje lirie. Prokurori i rrethit Kulluri ka sjellë si problematikë disa raste të mospërgjigjes së punës së këtij institucioni nga ana e gjykatës ku ka përmendur tejkalimin e afateve nga ana e gjykatës, duke mos marrë parasysh rastet e akteve të ekspertimeve ligjore dhe kimike në një afat limit tremujor, kryesisht në rastet e kultivimit të bimëve narkotike. Kryeprokurorja Rama nuk ka bërë komente rreth punës së Prokurorisë së rrethit Shkodër, por më së shumti ka qenë e interesuar për informacione të hollësishme rreth rasteve të marrjes së pafajësisë të të akuzuarve.