Në pranga trafikantët e kalimit të paligjshëm të kufirit
27/02/2009 Survejoheshin prej 3 muajsh
BERAT- Policia e Beratit në bashkëpunim me organin e Prokurorisë kanë arritur të përfundojnë me sukses operacionin kundër dy trafikantëve të paligjshëm të kufirit drejt Greqisë. Sektori i Luftës kundër Trafiqeve nën drejtimin e ekspertëve të Prokurorisë së rrethit pas një hetimi tre mujor finalizoi me sukses operacionin e koduar “Morava 2”, ku u bë ndalimi i aktivitetit për Lavdimir A., 38 vjeç, banues në fshatin Moravë të rrethit të Beratit dhe Idjet P., 45 vjeç, banues në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës. Policia tha se ndalimi i tyre u bë, pasi në kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit. Nga informacionet e siguruara në rrugë operative ekspertët hetimorë kanë mësuar se dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të japin ndihmën për shumë persona me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë. Kundrejt shumës prej 2 mijë eurosh për çdo person të ndaluarit u jepnin ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit në bashkëpunim me persona të tjerë dhe organizonin shkeljen në tokën greke. Pas dy muajsh hetimesh policia arriti të zbulojë këtë aktivitet dhe të prangosë dy personat, të cilët do të përballen me akuzën e “dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”.