Konflikt mes të rinjve, digjet një makinë në mes të qytetit
Zjarri ka perfshire nje automjet ne Tiranë, prane lagjes "21 Dhjetori" nderkohe qe flaket kane perhapur panike ne banesat prane makines se parkuar.
Një automjet veturë tip Renault Clio, pronë e një vajze, banore e Tiranës, është përfshirë nga flakët. Hetimi nxori se makina ishte djegur duke u përdorur një bidon me pesë litra benzinë.
Burimet policore identifikuan si autor të ngjarjes një djalë 24 vjeçar nga Kavaja, i cili është arrestuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se djegia e makinës është bërë në kushte të një konflikti mes djalit 24 vjeçar kavajas dhe vajzës nga Tirana e cila është e dashura e të dyshuarit.