E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidimi në zgjedhjet e 8 Majit, deputetët e PS dhe PD lënë mandatet

TIRANË- Kandidatët për zgjedhjet e 8 Majit që aktualisht mbajnë postin e deputetit kanë nisur të lënë mandatet. Kushtetuta e Shqipërisë nuk i lejon kandidatit për Bashki apo për komunës të mbajë ushtrojë mandatin e deputetit dhe njëkohësisht të mabë postin e kryebashkiakut apo kryekomunarit.

Sot nëpërmjet kërkesave paraqitur kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli kanë lënë mandatet deputeti i Partisë Socialiste Gjok Jaku, i cili do të kandidojë në qytetin e Lezhës për postin e kryebashkiakut, si dhe deputeti tjetër socialist Fatos Tusha, i cili kandidon për Bashkinë e Lushnjes.

Po sot vendosi të lërë mandatin e deputetit edhe Ardian Kollozi, i cili do të kandidojë për postin e kryebashkiakut të Vlorës nën siglën e Partisë Demokratike përballë Shpëtim Gjikës, kandidatit të PS, aktualisht kryebashkiak i qytetit bregdetar.Të njëjtin shembull ka ndjekur edhe deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri njëkohësisht edhe ministër i MTKRS-së. Ai ka lënë sot postet që mban për të kandiduar nën siglim e PD-së për Bashkinë e Durrësit, përballë Vangjel Dakos së PS-së, aktualisht kryebashkiak i Durrësit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›