Fushë-Krujë, gjenden eshtrat, do i nënshtrohen ekspertizës
Gjenden pas 66 vitesh pas Luftës së Dytë Botërore, eshtrat e dy ushtarëve të vrarë në Shqipëri. Eshtrat u gjendën në oborrin e fshatit Larushkë në Fushë-Krujë nga një banor i zonës i cili po kryente punime në oborrin e shtëpisë së tij.
Radio Televizioni “Ora News” ka transmetuar disa momente nga nxjerrja e eshtrave të ushtarëve të rënë.
Mësohet se nga punimet që po kryheshin në oborrin e shtëpisë në këtë zonë, janë dëmtuar eshtrat e njërit prej ushtarëve italian ndërsa eshtrat e ushtarit të dytë nuk kanë pësuar dëmtime.
Tashmë pritet që eshtrat e ushtarëve ti nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.
Por si e tregojnë momentin e gjetjes së eshtrave të dy italianëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorët e familjes Xhixha?
Babë e bir, Haxhi dhe Pëllumb Xhixha japin dëshmitë e tyre gjatë momentit kur kanë zbuluar eshtrat e tretura të italianëve të rënë në Shqipëri. Ata theksojnë se në bazë të dëshmive të gjyshërve, zona ku ata jetojnë, dikur ka patur varreza të ushtarëve italianë.