E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:“Gratë jo vetëm në lista, por dhe KQZ”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste kërkon që përfaqësimi i grave të jetë me shifër të paracaktuar jo vetëm në lista, por dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe njësitë e administrimit të zgjedhjeve. Ermira Danaj, kryekoordinatore e Forumit të Gruas në selinë rozë e përshëndeti këtë vendim, ndërsa pohoi se PS është partia e parë dhe e vetme që ka miratuar në statutin e saj kuotat e përfaqësimit të grave dhe vajzave, dhe sot e vlerësojmë këtë hap dhe e nxisim të shtrihet më tej në politikë. Danaj shtoi se Partia Socialiste kërkon gjithashtu që kjo frymë e rritjes së përfaqësimit të grave dhe vajzave, të futet edhe në përbërje të të gjitha institucioneve të administrimit të procesit zgjedhor, që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deri në shkallën më të fundit të kësaj piramide.
“Partia Socialiste shpreh edhe njëherë angazhimin për ta çuar para këtë arritje të sotme, duke punuar për të rritur përfaqësimin e grave, jo vetëm në politikë, por në të gjitha fushat e shoqërisë”, - deklaroi Danaj.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›