E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia sqaron incidentin në Kombinat

Policia e Tiranës ka sqaruar incidentin e ndodhur sot në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në kryeqytet. Sipas policisë janë konfliktuar me njëri tjerin tre shtetas ndërsa thekson se se pas hetimeve u konkludua se motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53 vjeç, Kryeplak për Njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51 vjeç dhe Bujar Karaj, 32 vjeç, ka qënë për mbajtjen e rradhës për të votuar zgjedhjet vendore 2011.
“Në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53 vjecarin Vladimir Hysi. Aktualisht shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, ndërkohë që do të procedohen për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje” thuhet në deklaratën e policisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›