“Shkeli ligjin për asgjësimin e armëve dhe gradat”
28/04/2010 Kreu i komisionit për Sigurinë Kombëtare, Demi akuzon ish-ministrin e Mbrojtjes
Kuvendi pret deputetët e komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është akuzuar për shkelje të detyrës së tij edhe nga përfaqësues të mazhorancës, pjesë e së cilës, kreu i republikanëve, është sot si ministër i Mjedisit. Kryetari i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Leonard Demi, i ka lidhur akuzat e tij me procesin e shumëpërfolur pas tragjedisë se Gërdecit, atë të asgjësimit të armëve, si dhe me zbatimin e ligjit të gradave. Gjatë një takimi që komisioni ka zhvilluar me komisionin për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demi ka deklaruar se pas kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, të paktën dy herë ish-ministri i asaj kohe, Mediu, është kapur me shkelje serioze. “Shqipëria sot ka rreth 80 mijë tonë armatime që duhet t’i shkatërrojmë dhe ne kemi lejuar një ekip për të parë se si ruhen dhe se si mirëmbahen armatimet në Shqipëri. Në fakt, përfundimet nuk kanë qenë edhe aq pozitive. Ne ia kemi bërë të njohura ministrit të atëhershëm dhe kemi bashkëpunuar më vonë me zotin Oketa, për të marrë masa që shkatërrimet të bëhet sipas rregullit, sipas kushteve të miratuara për këtë çështje”, tha Demi. Ai ka pohuar se ish-ministrit Mediu i është dërguar një komision i veçantë, përmes të cilit i janë bërë prezente të gjitha shkeljet, por pa asnjë reagim. Sipas Demit, edhe në kohën kur në krye të Mbrojtjes ishte Gazmend Oketa janë vërejtur shkelje, por që më pas janë korrigjuar. Pas takimit me komisionerët homologë, deputetët e komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën dje edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke qenë se komisioni në fjalë është krijuar vetëm prej gjashtë muajsh, Kryeparlamentarja tha se Parlamenti shqiptar mbetet i hapur në dhënien e përvojës parlamentare për të gjithë deputetët, por edhe administratën e Kuvendit të Kosovës.
Fatmir Mediu i çliruar nga akuzat për tragjedinë e Gërdecit
Ish - ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, aktualisht në krye të Ministrisë së Mjedisit, është çliruar plotësisht nga akuzat që iu ngritën pas tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars 2008. Fillimisht Gjykata e Lartë hodhi poshtë pretendimet e akuzës duke i pushuar të gjitha veprat penale ndaj tij. Sipas vendimit të parë, Fatmir Mediu nuk mund të hetohet për vrasje masive. Pas kësaj faze ishin 21 familjarë të Gërdecit, që kërkuan heqjen e imunitetit dhe fillimin e hetimeve, por përsëri pa sukses.