Semani, plot me hidrokarbure, plehra e bunkerë
28/04/2010 Gjendje e rënduar e plazhit në prag të sezonit turistik. Pritet të nisë pastrimi
FIER- Gjendja e plazhit të Semanit në Fier, tashmë edhe me fillimin e sezonit turistik paraqitet tejet e rënduar me mbetje të shumta urbane dhe inerte. Me një gjatësi 9 km dhe një gjerësi 100 m e gjithë vija bregdetare e plazhit të Semanit është në gjendje katastrofike sidomos gjatë stinës së gjatë të dimrit. Mbetjet e shumta inerte dhe urbane e kanë shndërruar plazhin e Semanit nga një vend pushimi në një kazan të madh mbeturinash, ku nuk mund të qëndrosh qoftë edhe për pak çaste.
Pastrimi
Për ta risjellë në gjendjen e mëparshme këtë plazh kaq të frekuentuar dikur për shkak të rërës kurative dhe kushteve klimaterike e gjeografike, duhet të fillojë menjëherë puna për pastrimin e mbeturinave. Që prej disa ditësh punëtorët e komunës kanë filluar grumbullimin e mbeturinave dhe më pas heqjen e tyre. Sipas kryetarit të komunës, Sotir Zarka, në bregdetin e Semanit do të punohet intensivisht në kohë në të gjithë vijën bregdetare për heqjen e mbeturinave. “Ka disa ditë që komuna Topojë dhe Seman po punojnë për pastrimin e zonës turistike dhe sidomos të bregdetit të Semanit që ka qenë në një gjatë 20 km, nga të cilat 9 km janë të frekuentueshme nga qytetarët e Fierit, Mallakastrës dhe të Beratit. Komuna Topojë dhe Seman ka akorduar një fond prej 30 milionë lekësh të vjetra, të cilat janë shumë pak në krahasim me ndotjen e madhe të kësaj vije bregdetare”, ka thënë kreu i komunës Seman Sotir Zarka. Ajo çka është edhe më shqetësuese për ndotjen e plazhit të Semanit janë ndotjet hidrokarbure të derdhura në det nga kompanitë e naftës në Patos dhe në Marinëz. Sipas kryekomunarit, këto ndërmarrje do të kontribuojnë me mjete dhe të holla për të bërë të mundur pastrimin e bregdetit. “Ndotja nga hidrokarburet kanë qenë të vazhdueshme, ka thënë Zarka edhe në vitet e mëparshme, por unë them se nëse vitin që shkoi plazhin e Semanit e kanë frekuentuar 50 000 pushues ditorë, sivjet dëshiroj që numri i tyre të shtohet. Kam bindjen që në derdhjen e kolektorit në Marinëz ne kemi vënë një pritë, kështu që nuk do të kalojnë më mbeturina hidrokarbure në plazhin e Semanit. Në këtë kontekst them se plazhin e Semanit do ta frekuentojnë më shumë se vitin e kaluar”. Ndonëse me bukuri të rralla natyrore plazhi i Semanit çdo vit përkeqësohet dhe degradohet duke pakësuar numrin e plazhistëve si pasojë e ndotjeve nga të gjitha llojet.
Bunkerët
Por problem edhe më i madh kanë qenë dhe mbeten qendrat e zjarrit dhe bunkerët që ndodhen përgjatë vijës bregdetare të Semanit. Dhe këtë vit do të jenë një shqetësim për pushuesit, pasi ato vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për jetën e tyre që do të frekuentojnë këtë plazh dhe sidomos për fëmijët. Rreth 1 vit më parë Ministria e Mbrojtjes mori përsipër heqjen e të gjithë bunkerëve në bregdetin Seman. Për këtë qëllim u angazhuan specialistë të kësaj ministrie si dhe shumë mjete të rënda, që bënë të mundur zhvendosjen e këtyre bunkerëve në bregun e rërës. Nga gjithë puna e madhe që u bë rreth 36 bunkerë janë nxjerrë në bregun e detit. Për këtë punë u akordua një fond i rëndësishëm nga buxheti i shtetit. Por çdo gjë mbeti me kaq, pasi bunkerët nuk u copëtuan ose të transportoheshin në një vend të caktuar për këtë qëllim. Ato qëndruan të palëvizura përgjatë stinës së dimrit duke u rikthyer sërish në bregun e ujit. Sipas kreut të komunës, Sotir Zarka, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë premtuar se do të largojnë të gjithë bunkerët para fillimit të sezonit turistik. Kryerja e këtyre punimeve kërkon investime të tjera, çka do të thotë se për gjithë këtë punë kolosale që është bërë deri tani, investimet kërkojnë dyfish shpenzime. E rëndësishme është që këto qendra zjarri të largohen menjëherë nga bregdeti i Semanit, pasi gjithnjë kanë qenë rrezik serioz për jetën e pushuesve.