Shperthim tritoli ne Shkoder
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pas mesnate në lagjen “ 10 korriku” të Shkodrës. Sipas policisë e cila ka kryer hetimet paraprake mjeti me targë AA 758 DX në pronësi të shtetasit me inicialet G.B banues në këtë lagje është dëmtuar pjesërisht nga sasia e eksplozivit të vendosur. Nga konstatimet e para hetimore rezulton se pikërisht poshtë mjetit të sipërpërmendur, është vënë një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëmtime të lehta materiale. Aktualisht nga strukturat e Sektorit kundër krimeve të rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po punohet intensivisht, dhe po hetohet në disa pista, për zbardhjen e plotë të ngjarjes, zbulimin dhe kapjen e autorit-ve të kësaj ngjarje.