E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e burgjeve, masa të reja për të dënuarit gjatë verës

Dyert e qelive të hapura zgjatje të orarit të ajërimit si dhe ventilator në çdo dhomë paraburgimi apo edhe burgu. Këto janë disa nga masat e marra nga drejtpria e përgjithshme e burgjeve për të paraburgosurit për këtë sezon veror. Këto masa bëhen të ditura nga Blerta Doçi, përgjegjëse e sektorit të problemve shoqërore në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.

Ndërkohë ndër te tjara Doçi pohon edhe për programet rehabilituese që realizohen në institucionet e vujatjes së dënimit ku një nga këto është edhe puna që bëjnë këta të burgosur ku në burgjet shqiptare janë të punësuar 412 të paraburgosur dhe të dënuar.

Kështu për çdo të dënuar sezoni veror do tu sjell disa orë ajërim më tepër dhe aktivitete të shumta sportive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›