E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqen Hasani

Norrkoping duket se do të inkuadrohet sërish në elitën e futbollit suedez, nëse vazhdon kështu si në gjashtë xhirot e para të kampionatit, duke fituar në katër ndeshje, derisa e ka pësuar një humbje dhe një herë ka luajtur baras.

Dhe çelës i këtij suksesi është pikërisht kosovari Shpëtim Hasani, i cili po shkëlqen me fanellën e këtij klubi, duke i shënuar pesë gola deri më tani.

Ai thotë se të gjithë bashkëlojtarët e tij duhet ta japin maksimumin nga vetja për ta rikthyer skuadrën e tyre në elitën e futbollit suedez, pasi bëhet fjalë për një ekip që ka traditë në futbollin e këtij shteti.

“Norrkoping është një klub me traditë dhe duhet të jetë në elitën e futbollit suedez. Ne duhet të japin 100 për qind nga vetja për të arritur atë”, thotë ylli i ri i Norrkoping, Shpëtim Hasani për FotbollDirekt.se.

Pesë gola në gjashtë ndeshje nga sulmuesi kosovar. Dhe kjo dëshmon se kush është duke shkëlqyer në Norrkoping kohëve të fundit.

“Nuk e kam pasur kurrë një start më të mirë, por edhe si ekip e kemi filluar shumë mirë. E kam zhvilluar konkretimizin para portës dhe jam bërë më efikas”, deklaroi Hasani.

Mirëpo, ai nuk ka dashur t’i marrë vetëm për vete meritat për suksesin e Norrkoping.
“Nuk ka të bëjë vetëm më mua, por ne jemi një ekip. Jam i kënaqur me bashkëlojtarët dhe bashkëpunojmë shumë mirë si një ekip”, theksoi sulmuesi kosovar.

Për Hasanin fitoret e ekipit të tij nuk janë befasuese. “Ne kemi luajtur shumë mirë edhe gjatë ndeshjeve para fillimit të sezonit. Shumë mund të besojnë se suksesi jonë është një befasi, por unë mendoj se jemi një ekip i shkëlqyeshëm”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›