E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqen Prishtina

Prishtina ka shkëlqyer përballë Trepçës, për të radhitur fitoren e tretë radhazi dhe morri primatin në Superligë. Kryendeshja e xhiros së katërt ndërmjet Dritës dhe Vëllaznimit nuk ka sjell fitues. Ndërsa, Trepça ’89 fitoi me rezultat minimal ndaj Gjilanit. Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 19:00

Prishtina ka shënuar fitore të thellë dhe të merituar ndaj Trepçës, në njërën prej ndeshjeve kryesore të kësaj jave. Azem Ahmeti ka realizuar dy gola për skuadrën bardh e kaltër. Të parën e shënoi në minutën e 24-t, ndërsa të dytën 5 minuta më vonë nga penalltia, pasi më parë Prekazi ndërhyri në mënyrë të palejueshme ndaj Fazliut.

Mitrovicasit e ngushtuan rezultatin në minutën e 63-të, kur zëvendësuesi Shala shënoi gol të bukur nga largësia. Ndërsa, për t’ia siguruar qetësinë kryeqytetasve u përkujdes Mentor Mazrekaj, i cili realizoi dy gola, në minutën e 67-të dhe atë të 82-të. Prishtina e radhiti fitoren e tretë rresht këtë sezon, kurse Trepça humbjen e dytë.

Drita – Vëllaznimi 0:0

Kryendeshja e xhiros së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Vëllaznimit, nuk ka sjell fitues. Përkundër shumë rasteve, asnjëri ekip nuk ka qenë i aftë ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e parë u ka takuar gjakovarëve, të cilët u treguan më të rrezikshëm me Karahodën, Myrtën e Nikoliçin.

Ndërsa, në pjesën e dytë, sidomos në minutat e fundit, Kuqezinjtë kanë vuajtur nga ‘furia bardh e kaltër’. Gjilanasit i rreshtuan rastet me anë të Sylës, Hotit e Sermaxhajt, por nuk ia dolën t’i konservojnë tri pikë në shtëpi. Ky barazim i lë këto dy skuadra ende të pamposhtura këtë sezon.

Trepça 89 – Gjilani 1:0

Trepça ’89 e ka regjistruar një fitore minimale, por të rëndësishme ndaj ekipit të rikthyer në Superligë, Gjilani.

Sulmuesi këmbëshpejtë Florent Sejdiu ka qenë njeriu i ndeshjes për skuadrën mitrovicase, duke e shënuar golin e fitores me kokë në minutën e 33-të, pas një harkimi të Shpëtim Idrizit. ‘Xehetarët’, por edhe gjilanasit, patën raste në vazhdim të ndeshjes, por rrjetat mbetën të paprekura dhe kështu pikët mbetën në Mitrovicë.

TabelaPI
1. Prishtina10
2. Drita8
3. Vëllaznimi8
4. Trepça ’897
5. Hysi6
6. Lepenci6
7. Trepça6
8. Drenica5
9. Besa4
10. Gjilani3
11. Liria3
12. KEK-u1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›