E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 2 qershor jepet vendimi për vizat, partitë politike të marrin pjesë në proceset e integrimit

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta takojnë kryediplomatin italian, Franko Fratini


Ministri i Jashtëm i Italisë dhe një nga diplomatët më të suksesshëm të BE, ka shprehur edhe njëherë konfirmimin, për finalizimin me sukses të aspiratës integruese të Shqipërisë, por njëherazi ka konsideruar si absurde sabotimin që i kanë bërë disa forca politike bashkëpunimit në procesin e reformave, jetike këto për liberalizimin e vizave dhe afrimin e vendit me Unionin. Fratini takoi edhe ministrin e Jashtëm shqiptar, të cili i konfirmoi vendimin për liberalizimin e vizave brenda datës 2 qershor, gjatë Samitit të Sarajevës.


Ministri i Jashtëm i Italisë, Fratini, ka kërkuar sot një angazhim të përbashkët të të gjitha forcave politike, për të realizuar me sukses aspiratat e integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, pas një takimi të realizuar mes tyre, Fratini deklaroi se asnjë forcë politike nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të mos bashkëpunuar në proceset e integrimit të Shqipërisë. “Ramë dakord me kryeministrin Berisha se gjithë forcat politike duhet të punojnë së bashku për aspiratat integruese të Shqipërisë në BE. Asnjë forcë politike shqiptare nuk duhet të marrë përsipër përgjegësinë për të mos bashkëpunuar në këto momente për integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Fratini. Ai deklaroi se për Shqipërinë synimi politik është i dyfishtë. “Synojmë të arrijmë përfitimin e statusit kandidat për Shqipërinë brenda vitit dhe vendimin për heqjen e vizave brenda verës. Por për integrimin e Shqipërisë duhet bashkëpunim i forcave politike”, tha Fratini. Kryediplomati italian, deklaroi më tej se Italia synon të thellojë bashkëpunimin dypalësh në fusha edhe më të gjëra, duke speficikuar kështu, vënien në jetë të projekteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërtimin e korridorit 8. “Ishte e frytshme biseda për zhvillimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe të enegjisë bërthamore. Do punojmë bashkë për të nxitur edhe Korridorin 8”, tha Fratini. Ndërsa, nga ana e tij, kryeministri Berisha vuri në dukje se marrëdhëniet Shqipëri-Itali janë të shkëlqyera. Në këtë aspekt, shefi i qeverisë shqiptare, falenderoi ministrin Frattini për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Kreu i qeverisë vlerësoi së tepërmi investimet italiane në vendin tonë. “Vitin e kaluar janë shënuar 4 miliardë euro investime italiane në Shqipëri në fushën energjitike e në sektore te tjera. Italia ëshë partner kryesor në bashkëpunimin tregtar”, tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit, foli edhe për enegjinë bërthamore duke deklaruar se do përgatisë Shqipërinë të përfitojë në këtë fushë. “Përshëndes takimin e fundir Berlusconi -Sarkozy për të ridimensionuar kampin e energjisë bërthamore. Qendroj i vendosur për të përgatitur vendin tim të përfitojë në këtë fushë”, u shpreh Berisha. Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri Berisha deklaroi se Frattini është një avokat i madh për Shqipërinë në këtë proces dhe se Shqipëria ka hedhur hapa galopant në drejtim të përmbushjes së kritereve. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdha për heqjen e vizave, ka siguruar kufijtë dhe ka pajisur qytetarët me karta identiteti”, nënvizoi kryeminsitri Sali Berisha.


Meta-Fratini: Më 2 qershor KE jep vendimin për liberalizimin e vizave/ Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franco Frattini u shpreh sot se Shqipëria do të marrë përgjigjen për liberalizimin e vizave në datën 2 Qershor në Samitin e Sarajevës. Përmes një konference direkte për shtyp, me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, Franko Fratini foli me nota optimizmi për finalizimin me sukses të këtij procesi dhe integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Por, siç theksoi Frattini, procesi më i afërt për shqiptarët nga BE është ai për liberalizimin e vizave. Kjo kërkesë e Shqipërisë tha Frattini do të shqyrtohet së bashku me kërkesën e Bosnjës në 2 Qershor në një Samit që do të mbahet në Sarajevë të Bosnjës. “Ndërsa një perspektivë më e shkurtër është ajo për liberalizimin e vizave. Në etapën e parë, KE ka marrë në shqyrtim hapat që janë ndërmarrë nga Shqipëria pikërisht në përputhje me kërkesat që paraashtrohen nga ky komision. Dhe pikërisht në cilësinë time si kryetar i KE kur mora në dorë dosjen e Shqipërisë mendova që mund të përcaktoheshin disa kërkesa që mund të shmangnin çdo vlerësim diskriminimi”, tha Frattini. “Për Shqipërine dhe Bosnjën, etapa e dytë përbëhet pikërisht nga shpallja e vendimarrjes që do kryhet në Samitin në Sarajevë në 2 Qershor të këtij viti. Ministrat e Jashtëm europianë mund të marrin një vendim formal për t’i mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjës pa patur nevojë për viza, në vjeshtë”, u shpreh Fratini, duke theksuar se vizat mund të hiqen para verës, duke u dhënë kështu mundësi shqiptarëve dhe boshnjakëve, për të udhëtuar pa viza në vendet e “Schegenit”. “Por një gjë është e sigurt. Italia do të jetë vendi i parë i këtij procesi kaq shumë të pritur prej jush”, siguroi Frattini Fratini u ndal edhe në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit nuk ka asnjë perspektivë tjetër përvec integrimit në BE. “Ballkani nuk mund të trajtojet ndryshe, por secili vend duhet të trajtohet sipas punës së kryer”, tha Frattini. Në këtë pikë Ministri i Jashtëm Italian tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha dhe se Italia po e mbështet mjaft në këtë proces. “Italia do përpiqet mjaft në mënyrë që statusi i vendit kandidat për në BE i Shqipërisë të merret parasysh brenda këtij viti. Unë mendoj se do kemi përpjekje të shumta nga qeveria shqiptarë për të përmbushur kërkesat, dhe besoj fuqishëm se këto hapa do të kryen më së miri”. Dhe pikërisht duke u ndalur tek puna e madhe që Shqipëria duhet të bëjë për integrimin e vendit, nuk mungoi dhe mesazhi për politikën shqiptare. “Për integrimin e vendit, gjithcka varet nga puna e madhe që duhet të bëjë Shqipëria. Jam i bindur se të gjitha forcat politike duhet të qëndrojnë së bashku në parlament për integrimin e mëtjeshmëm të vendit”, deklaroi më tej, kryediplomati italian, Franko Fratini.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›