E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mbledh grupin parlamentar të PD, reagon për sulmet ndaj ekonomisë

Qëndrime të bazuara në faktet e specialistëve sharlatanë që janë vënë në shërbim të atyre që thërrasin për “krizë”


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se opozita shqiptare e frymëzuar nga disa sharlatanë, kanë udhëhequr një sulm agresiv ndaj ekonomisë së vendit. Berisha e cilësoi këtë si një qëndrim të paskrupullt nga ana e atyre që thërrasin nga mëngjesi deri në darkë, për krizë dhe vetëm krizë. Në këtë aspekt, përtej zërave hileqarë, kryeministri Berisha premtoi edhe njëherë se rritja e pagave dhe pensioneve do të vazhdojë. “Ekonomia shqiptare ka një stad pozitiv. Këtë e ka bërë pa u trembur nga një propagandë mjerane që thotë nga mëngjesi në darkë kriza, kriza. Këto deklarata janë të turpshme. Në mënyrën më amorale po marrin sulm edhe ndaj bankave. Të turpshme. Ne rast se në vendet e tjera ish-komuniste investimet kanë pasur rënie 25-50%, ekonomia ka rënë nga 4-14 % dhe janë ulur 2 herë rrogat, në Shqipëri investimet u rritën me 59%, eksportet u shoqëruan me rritjen e tyre në 140% me prodhimet shqiptare”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit, theksoi se opozita vuan nga sindromi i krizës. Kreu i qeverisë shtoi se në vend ka një rritje të besimit nga ana e investitorëve dhe “Atyre le t’u mbetet në kokë sindromi i krizës, se kriza është vetëm në mendjen e tyre”, nënvizoi kryeministri, duke bërë përgjegjës për këtë tymnajë, ish-guvernatorin Shkëlqim Cani, për të cilin tha se po sulmon financat e vendit, duke u sjellë si sharlatan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›