E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim i zbehtë

Ishte vetëm magjistari i Argjentinës, Lionel Messi, i njohur edhe si lojtari më i mirë në botë, që ka ndriçuar në ndeshjen e parë nga emrat e mëdhenj, të cilët FIFA më parë i kishte konsideruar si lojtarët më të paguar në botë.

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney ka rrezikuar epitetin e të qenit lojtari më i mirë i botës – edhe pse ai në garat në klube shtyhet me Messi, super yllin brazilian Kaka dhe portugezin Ronaldo.

Performancat e shkëlqyera të Rooneyt për Manchester United sezonin e kaluar, pasi ishte paraqitur si makinë e golave pas largimit të yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo në Real Madrid. Por, ai ka pasur rënie dramatike në Kombëtare, duke mos premtuar se do të jetë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Përderisa Leite Kaka ka dështuar të përshtatet pas kalimit nga klubi i tij i preferuar AC Milan në Real Madrid, ai po ashtu nuk po i mbron si duhet ngjyrat e Kombëtares ashtu sikurse Ronaldo, i cili edhe pse luajti mirë me galaktikët, në ndeshjen e parë kundër Bregut të Fildishtë nuk tregoi shkëlqimin e pritur.

Messi, sulmuesi i vogël i cili krahasohet me Maradonan, ishte thjesht i tmerrshëm në Barcelonë, pasi që më golat e tij ekipi shkoi në gjysmëfinale të Ligës së Kamionëve, por ai nuk ishte i mirë në kualifikime për Argjentinën. Në Botëror bëri paraqitje të mirë.

Çdo botëror ka heronj dhe lojtarët që e gjithë bota kërkon më shumë nga ata janë pikërisht Rooney, Messi, Kaka dhe Ronaldo, të cilët pritet të shkëlqejnë në Afrikën e Jugut.

Si e filluan fushatën?

Vetëm Messi, nga katër lojtarët e lartshënuar, ia arriti qëllimit.

Mjeshtri i Barcelonës tregoi talentin e tij në Ellis Park, në lojën e parë të Argjentinës kundër Nigerisë, duke i dhënë shpresë të madhe vendit të tij, i cili gjithmonë beson se mund të fitojë Kupën e Botërorit.

Mbrojtja e Nigerisë nuk u tregua e fortë para sulmit të Messis dhe kualiteteve të tij, por ishte një portier me emrin Vincent Enyeama i cili u cilësua lojtar i ndeshjes, pasi që arriti që të mbrojë topat dhe goditjet e magjistarit.

Edhe Messi e lëvdoi portierin duke e quajtur atë fenomenal.

“Portieri ishte fenomenal. Ai i ka të gjitha meritat. Ne bëmë një lojë të mirë dhe patëm shumë mundësi. Keq që nuk shënuam golin e dytë. Megjithatë, ndihem mirë. Argjentina tregoj cilësinë për të cilën kemi ardhur”, tha Messi.

Edhe Maradona lëvdoi lojën e Messit.

Rooney arriti në Afrikën e Jugut me shpresën që pritja 44 vjeçare e Anglisë do të rezultojë me fitore në Botëror.

Mirëpo, ai duhet të punojë më shumë dhe shpresohet që mos të paraqitet sikundër SHBA-së.

Komentatorët anglezë janë ankuar që ylli sulmues i skuadrës ishte viktimë e mesfushës, nuk ishte kreativ dhe ata presin që Rooney t’i kthehet formës.

Mirëpo, lojtarët e mëdhenj ndonjëherë dinë ta veçojnë vetën duke u ndarë nga ndeshje të mëdha dhe duke marrë në kontroll situatën.

Anglia ka nevojë të djersitet më shumë.

Ronaldo është ylli i tretë nga emrat e mëdhenj të futbollit, i cili me Bregun e Fildishtë ‘luajti’ vetëm 10 minuta, ku goditi shtyllën dhe mandej askush nuk e shihte atë, vetëm kur rrëzohej ndonjëherë në fushë.

Kritikët thanë se ylli portugez ka qenë i mbrojtur mirë nga mbrojtja e fildishtë, ndërkaq Ronaldo kritikoi referat. Ndoshta këtë cilësi ia ka mësuar Mourinho para se të fillonte sezonin me Real Madridin.

Pavarësisht paraqitjes së tyre, Rooney, Messi dhe Ronaldo luajtën 90 minuta, kurse paraqitja katastrofale e Kakas kundër Republikës Popullore të Koresë e detyroi Dungan ta zëvendësojë.

Ishte një paraqitje e dobët për një lojtar të kalibrit të këtillë, i cili mbeti nën hijen e yjeve të tjerë të skuadrës. Ai nuk pasoi, mbajti topin dhe ishte shumë vetjak. Kaka mbeti nën hijen e Robinhos, ndërkaq në kampin brazilian duket se ka probleme pasi plejmejkeri i Realit ka probleme shumë të mëdha rreth rikthimit në formën e tij më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›