Historia kundër Spanjës

Spanja është zotuar të rikthehet në garë për titull në Kampionatin botëror, edhe pse historia është kundër saj. Asnjë ekip nuk ka fituar trofeun pasi ka humbur ndeshjen e parë. Zvicra shkaktoi befasinë deri më tani më të madhe në Botërorin 2010, duke mposhtur Spanjën 1-0 në ndeshjen e tyre të parë në Grupin H.
Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar: “Nuk kemi dhënë shenjë të mirë për ekipet rivale dhe botën e futbollit. Por, duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme të grupit. Ky duhet të jetë shpirti ynë luftarak. Në futboll ju duhet t’i realizoni objektivat. Askush nga ekipi im nuk ka thënë se jemi favorit, ne mendojmë vetëm për kalimin në rrethin e dytë”.
Ai shtoi: “Jemi të zhgënjyer nga humbja, por edhe më tepër të motivuar për ndeshjen e ardhshme. Askush nuk ka folur për finale apo të jemi kampion. Ky nuk është futbolli dhe nuk është realiteti i këtij sporti”.
Spanja takohet me Hondurasin në ndeshjen e ardhshme të Grupit H në Johannesburg të hënën dhe doemos duhet ta fitojë. Pastaj përballet me Kilin në një tjetër duel vendimtar, katër ditë më vonë. Kampioni i Evropës nuk është mësuar të humb. Kjo ishte disfata e tyre e dytë në 49 ndeshjet e fundit. “Në futboll mund të humbni lehtë, por jam i përkushtuar të përmirësojmë gjendjen aktuale. Nuk mund t’i ulim kokat dhe të mendojmë se nuk patëm fat. Kemi rast t’i hakmerremi vetvetes.
Kjo është mënyra si duhet të mendojmë”, përfundoi ai. Zvicra tani ka kaluar pesë ndeshje të njëpasnjëshme në ndeshje zyrtare pa pranuar gol – përfshirë Botërorin 2006 – duke barazuar rekordin e Italisë të vendosur më 1990. Selektori Ottmar Hitzfeld ka lavdëruar Diego Benaglion për fitoren ndaj Spanjës.
“Futbollisti ynë i ndeshjes ishte Benaglio, ai është dashur të jetë i shkëlqyeshëm në mënyrë që të mposhtim Spanjën. Nga minuta e parë ai ishte i përqendruar. Ai është portier i klasit botëror, sidomos në duelet një me një. Këto ishin tri pikë të papritura. Kili do të jetë kundërshtar i vështirë po aq sa ishte Spanja, por ekipi im do të hyjë në përballje me vetëbesim të madh”, tha Hitzfeld. Kjo ishte hera e parë nga viti 1954 që Zvicra ka fituar ndeshjen e parë të Botërorit.