E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen Gjermania

Serbia ka arritur që të fitoj ndeshjen e dytë në kuadër të grupit D duke arketuar tri pikët e para.

Gjermania pati një rast ideal për të barazuar rezultatin pas një penalltie të akorduar në minutën e 57 pasi Nemanja Vidic ndali topin me dorë.

Lukas Podolski nuk arriti që të konkretizoj këtë penallti.

Gjermania edhe pse kishte 10 lojtar dominoj gjatë dy pjesëve të lojës por rastët e tyre nuk arritën që t’i konkretizojnë sulmuesit e pancerëve.

Pjesa e parë në mes të Gjermanisë dhe Serbisë ka përfunduar me rezultat 0 me 1 ndërkaq në minutën e fundit Gjermania ka goditur shyllën me anë të Sami Khedira.

Serbia ka kaluar në avantazh ndaj Gjermanisë në minutën e 38 me anë të Ivanovic.

Gjermania është duke luajtur me një lojtar më pak pas përjashtimit të Miroslav Close në minutën e 37’të.

Gjermania – Serbia (13:30)

Shumëkush ishte skeptik rreth shanseve të Gjermanisë në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Mirëpo, pas vetëm 90 minutave kritikët u heshtën, meqë ekipi mposhti Australinë me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e tyre të parë në Grupin D. Për dallim prej tyre, Serbia ka pësuar humbje të papritur 1-0 nga Gana.

Joachim Loew dhe Radomir Antic kanë synime të kundërta. Selektori gjerman do të kërkojë fitoren për të bërë hap të madh drejt kualifikimit në fazën e dytë, ndërsa ai serb do të mundohet t’i shmanget eliminimit të hershëm dhe të mbajë gjallë shpresat për vazhdimin e garës.

Nëse Serbia humb e Gana arrin të nxjerrë diçka nga përballja kundër Australisë, ekipi i Anticit nuk do të ketë shpresë për kualifikim. Marko Pantelic dhe partneri i tij sulmues Nikola Zigic do të mundohen të thyejnë mbrojtjen e fortë gjermane, mirëpo rreziku më i madh qëndron te porta serbe, meqë Lucas Podolski dhe Miroslav Klose kanë treguar formë të mirë në fitoren e thellë kundër Australisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›