Kriza globale, Samiti G20 ofron 1.1 trilionë dollarë
FMN-ja do të marrë 500 miliardë dollarë, ndërsa BB 250 miliardë. Kundër vendeve me parajsë fiskale do të vendosen sanksione
Blerina Olldashi
Liderët e vendeve anëtare të G20-tës në samitin që u mbajt dje në Londër ofruan 1.1 trilionë dollarë për të luftuar krizën botërore financiare. Për të ndihmuar vendet më të prekura, Fondi Monetar Ndërkombëtar do të marrë një shumë prej 500 miliardë dollarësh, ndërsa ato vende që do të shkelin rregullat e tregut të lirë do të tregohen me gisht përpara të gjitha vendeve. Në samitin e mbajtur në Londër u ra dakord të vendosen sanksione kundër vendeve me parajsë fiskale, që nuk luftojnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Marrëveshja kryesore e arritur në këtë samit ishte shuma e ofruar prej 1.1 trilionë dollarësh që do t’u jepen organizatave të ndryshme financiare, ku një pjesë të mirë të kësaj shume do ta marrë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke qenë se arkat e tij janë dobësuar si pasojë e ndihmës që ky institucion u ka dhënë vendeve të ndryshme të Europës Lindore. Ndërkaq, 250 miliardë dollarë do t’i jepen Bankës Botërore. Mesa duket, kriza financiare globale ka shërbyer për të mbledhur vendet më të zhvilluara që të ndërmarrin veprime të koordinuara. Në fund të samitit, kryeministri britanik Gordon Braun deklaroi se pagesat dhe shpërblimet e bankierëve do të jenë objekt i kontrolleve rigoroze. Asetet e këqija do të luftohen në mënyrë të përbashkët, ndërsa vendet më të varfëra do të marrin 50 miliardë dollarë. Edhe Presidenti i Francës, Sarkozi, përshëndeti përfundimin e punimeve të samitit, duke u shprehur i kënaqur për rezultatet e arritura. “Koha e sekreteve financiare mori fund”, - deklaroi Sarkozi. U bë e ditur se brenda këtij viti do të zhvillohet një samit tjetër i G20-s. Ndërkohë në Londër u shtuan masat e sigurisë në prag të samitit. Të paktën dy mijë e pesëqind oficerë policie ekstra u thirrën për operacionin e sigurisë pasi protestuesit thyen dritaret e disa bankave në mes një serie demonstratash. Një protestues gjeti vdekjen në kohën kur u sulmua ndërtesa e “Royal Bank of Scotland”. Policia vlerësoi se ishin afro 4000 demonstrues në qendrën financiare. Shumë punonjës të sektorit financiar shkuan në punë të veshur me veshje të zakonshme pasi bankat dhe institucionet e tjera i paralajmëruan ata se mund të ishin objekt i protestuesve.
3 Prill 2009