Femrat e Adës mësojnë rivalet e Championsit
Disa ditë pasi skuadrat tona mësuan emrat e ri valëve të tyre në Champions dhe Europa League, shorti zbardhi edhe kundërshtarët e kampiones sonë të femrave, Adës së Velipojës. Shorti i vendosi vajzat tona në grupin e pestë, pasi në Champions-in e femrave, raundi kualifikues zhvillohet me formatin e tetë grupeve, me katër ekipe secili. Ada, e pozicionuar në vazon më të ulët të shortit, do të luajë me polaket e Unia Raciburzh, bjelloruset e Bobruchankës dhe ekipin slloven të Pomurjes. Më 24 qershor, goglat përcaktuan Neftçin si rival të Skënderbeut në Champions League. Gjithashtu, u caktuan kundërshtarët e Teutës, Kukësit dhe Laçit në Europa League, që do të luajnë përkatësisht me Dacian moldave, Flora Tallinin estonez dhe Diferdanzhin luksemburgas.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)