E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbimet tregtare me Italinë, 16.4 miliardë lekë në muajin shkurt



Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri gjatë dymujorit të parë të vitit 2008 arritën në rreth 16 miliardë e 456 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 13 miliardë e 924 milionë lekë. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Sipas INSTAT-it, me Italinë, gjatë këtij muaji eksporti zë 81 për qind të totalit dhe importi 44.5 për qind. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë makineritë dhe pajisjet teknologjike për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e mbi 4 miliard e 212 milion lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi "tekstile dhe këpucë". Eksporti i kësaj kategorie arriti për 2-mujorin arriti vlerën e mbi 7 miliardë e 296 milionë lekëve.

3 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›