E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembimi i refugjateve gjykata rrezon vendimin e Gillard

Më një  vendim surprizë, Gjykata e lartë e Australisë hodhi poshtë planet e qeverisë për një shkëmbim të refugjatëve me Malajzinë. Kryeministres Julia Gillard, që synon të garojë sërish në zgjedhjet e ardhshme ky vendim mund t’i kushtojë humbjen e postit, thonë anketimet.

Australia dhe Malajzia nënshkruan një marrëveshje në korrik në bazë të të cilës 800 azilkërkues do të gjykoheshin në vendin e origjinës. Në këmbim Australia do të pranonte kërkesat e 4000 azilkërkuesve të rregullt nga Malajzia.

Gillard e nënshkroi marrëveshjen me qëllim pengimin e zhvillimit të kontrabandës e  krimit të organizuar si dhe në një reagim direkt ndaj akuzave të opozitës se qeveria e saj ishte e butë me emigracionin e paligjshëm. Por për gjykatën supreme australiane  shkëmbimi i refugjatëve është i paligjshëm edhe sepse Malajzia nuk ka ligje në fuqi që garantojnë të drejtat e azilkërkuesve pas kthimit në vendin e origjinës.

Sipas qeverisë vendimi i gjykatës ishte zhgënjyes e ministri i imigracionit Chris Bowen e cilësoi atë si një goditje të rëndë për përpjekjet për të asgjesuar kontrabandën. Në bazë të arsyetimit të gjykatës supreme qëndron fakti se Australia ka nënshkruar Konventën për Refugjatët të Kombëve të Bashkuara, por Malajzia jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›