Olimpiku i Marsejes thellon krizen. PSV Eindhoven ne rrugen drejt kreut

Olympique Marseille thellon krizën e saj, duke regjistruar një tjetër barazim në javën e dhjetë të kampionatit francez. Konfirmimi Didier Deschamps në pankinë nuk e ka ndihmuar aspak skuadrën e tij, e cila është ndalur në shifrat 0-0 në fushën e Toulouse, ndërsa të dyja skuadrat e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Gjithsesi rastet për shënim nuk do të mungonin, me vendasit që do t’I afroheshin të parët golit të avantazhit. Pas sukses tentativa e Tabanou, ndërsa Marseja do të rrezikonte me Ayeë në fundin e pjesës së parë. Misioni I skuadrës së Deschamps për të fituar këtë sfidë do të vështirësohej me rikthimin në fushë, pasi Kabore do të linte fushën me karton të kuq.
Me një lojtar më shumë Toulouse nuk do të arrinte të shënonte, ndërsa ekuilibrat do të vendoseshin me ndëshkimin e Capou me karton të kuq. Megjithë përpjekjet deri në minutën e fundit, ndeshja do të mbyllej pa gola, ndërsa pas dhjetë javëve të luajtura në Ligën 1, Olimpique Marseille e sbheh veten në vendin e 14-të, shumë larg pretendentëve të tjerë për titull.
Në kampionatin hollandez, PSV Eindhoven është kthyer bindshëm në garën për titullin kampion, pas fitores 1-0 në ndeshjen e javës së nëntë kundër Utrecht. Një gol i Toivonen në minutën e 71-të I ka dhuruar fitoren skuadrës vendase që është ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit me dy pikë më pak se AZ Alkmar, e cila ka barazuar 2-2 në ndeshjen e saj kundër Ajaksit të Amsterdamit. Megjithëse do të mbyllnin pjesën e parë me avantazhin e dy golave, futbollistët e Alkmar nuk do të ruanin fitoren, duke u barazuar nga vendasit, që kanë evituar një humbje të rëndë në këtë javë të Eredivisie.
Nertan Prifti