E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi: Shkoza paujë edhe për 1 muajPo investohet

TIRANE- Ndërmarja e Ujësjellësit të Tiranës ka reguar pas shqetësimit të shprehur nga banorët e lagjes 1 në zonën e Shkozës, të cilët prej tre javësh përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Drejtori i ujësjellësit Sahit Dollapi deklaron se në këtë zonë po bëhet një investim për të shkëputur nga rrjeti lidhjet e paligjshme, të cilat rrezikojnë cilësinë e ujit dhe kjo është arsyeja e thatësirës. Investimi do të zgjasë rreth një muaj e gjysmë dhe pasojat do t’i vuajnë edhe abonentët që kanë kontratë. Por sipas Dollapit, nuk bëhet fjalë për një ndëshkim kolektiv, por për një ndëshkim teknik.

“Investimi ka filluar dhe mund të zgjasë një muaj- një muaj e gjysëm, pasi e gjithë zona është informale, është pa rrjet shpërndarës dhe ka marrë në mënyrë të paligjshme ujin.”- deklaroi Dollapi në një prononcim për shtyp.
Sipas tij 95 % e banorëve të këtyrë zonave nuk paguajnë faturat por insiston se nuk është ndëshkim kolektiv.

Por edhe pas përfundimit të këtij investimi, banorët e Shkozës që paguajnë rregullisht detyrimet ndaj ujësjellësit nuk do të kenë më ujë 24 orë pa ndërprerje, si më përpara. Drejtori i ujësjellësit Sahit Dollapi deklaron se do të vendosen orare, ashtu si edhe në zonat e tjera të Tiranës.

Kreu i ujësjellësit të Tiranës deklaron se me përjashtim të unazës së re, nuk ka zona të tjera në kryeqytet që të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërkohë objektivi për të pasur ujë në cezmat tona 24 orë, ashtu si qeveria ka premtuar mbetet evaziv. Sipas Dollapit, kjo do të ndodhë brenda këtij mandati qeverisës.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›