Vodafone, shërbim falas për Facebook-un
Të gjithë abonentët e Vodafone në Shqipëri kanë mundësinë të përdorin “ Facebook Zero” – një version i thjeshtuar dhe në formatin “tekst” i “Facebook” që është shumë i shpejtë dhe për më tepër është pa pagesë. Thjesht klikoni “0.facebook.com” në shfletuesin e internetit në celularin tuaj dhe ju do të keni akses falas në shërbimet më popullore të “Facebook”, të tilla si rifreskimet e statusit, komentet, mesazhet dhe shumë të tjera. Përdoruesit kanë edhe mundësinë që vetëm nëpërmjet një klikimi të shikojnë foto apo të aksesojnë lidhje të tjera, por këto shërbime do të tarifohen me çmimet standarde të internetit dhe në çdo rast përdoruesi do të informohet se po kalon në një faqe me pagesë. “Vodafone” ju uron një verë të këndshme …plot me “Facebook”!
#