Shkencëtarët e SHBA: Pritet mot ekstrem në botë

Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se ngrohja globale e shkatuar nga njeriu ka gjasa të shkaktojë një mot ekstrem në botë përgjatë këtij shekulli.
Fituesi i çmimit Nobel-Paneli Ndërqevritar mbi Ndryshimet Klimatike, theksoi në një raport të publikuar gjatë ditës se mund të pritet rritja e valëve të nxehtësisë gjatë këtij shekulli,ndërsa do të rriten gjithashtu mundësitë për më shumë shira, vërshime por edhe thatësira.
I publikuar dhjetë ditë para bisedimeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Durban, raporti paraqet analizën e parë të madhe të Kombeve të Bashkuara rreth ndikimit të ngrohjes globale mbi ekstremet e motit dhe mënyrat për t`i menaxhuar ato më së miri.