E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencëtaret zbulojnë se ari vjen nga shpërthimi i yjeve

Ne e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë.

Por, ndoshta ne do ta vlerësonim arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar kur yjet e vdekur përplasen.

Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers.

Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim rreze-gama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar.

Vëzhgimet e këtij shpërthimi rreze-gama kanë dhënë prova nga përplasja e dy yjeve neutron – bërthamat e vdekura të yjeve që shpërthyen më parë si supernova.

Për më tepër, një shkëlqim unik që zgjati për shumë ditë në vendndodhjen rreze-gama, nënkupton krijimin e shumave të konsiderueshme të elementeve të rënda, duke përfshirë edhe arin.

Sipas një sondazhi, njerëzit kanë nxjerrë një sasi relativisht të vogël të arit nga Toka, e cila është rreth 172,000 tonë.

Shumica e tij është e paarritshme në thelbin e Tokës, por në qoftë se e kthen në një kub sasinë që është nxjerrë , ai do të ishte rreth 21 metra në çdo anë.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›