Gjendet trupi i pajetë i një personi
DURRËS - Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve të para, kufoma e seksit mashkull, rreth 50 vjeç, i paidentifikuar, është gjetur pranë stacionit të trenit të këtij qyteti. Kufoma është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Mjekët theksojnë se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se shkaku i vdekjes është si pasojë e një infarkti. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të vdekjes.
2 Shtator 2010