Athinë, ndalen fluturimet vendore dhe ndërkombëtare
Kontrolluesit e fluturimeve në Greqi kanë filluar grevën duke bërë që kompanitë ajrore të shtyjnë ose të anulojnë dhjetëra fluturime në linjat vendore dhe ndërkombëtare. Në aeroportin ndërkombëtar të Athinës janë anuluar 78 fluturime, ndërsa 79 janë shtyrë për më vonë. Më herët u paralajmërua se greva do të zgjaste 4 orë. Sindikata i kontrolluesve kërkon që qeveria në formë të prerë të zbatojë rregullat për trafikun ndërkombëtar. Kjo grevë pason grevën e gjashtë të përgjithshme të regjistruar javën e kaluar në vendin fqinj. Ishte një greve e cila paralizoi pothuajse të gjithë vendin duke prekur sistemin ajror, detar dhe transportin tokësor. Fluturimet për në Greqi dhe nga gGreqia nga dy kompani të mëdha, patën mjaft probleme me udhëtimet, shumë prej të cilave kanë patur vonesa disa orëshe, e shumë të tjerë janë anuluar, për shkak të grevës që ndërmorën unionet e sektorit privat dhe atij publik. Gjithashtu në datën 8 korrik, në kryeqytetin grek, në Athinë, autobustët, trenat, tramvajet dhe metrotë kanë ndalur punën për 24 orë, ndërsa u mbyllën edhe bankat dhe zyrat publike. grevat e vazhdueshme në greqi zhvillohen kundër programit të kursimit që qeveria ka vendosur për të shpëtuar vendin nga falimentimi.