E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija do të mbetet edhe pa Idrizin

Tetovë– Edhe një futbollistë i Shkëndijës ka paralajmëruar largimin e tij nga skuadra kuqezi. Është ky sulmuesi Mensur Idrizi, i cili ka pohuar se këtyre ditëve ka pasur oferta për të luajtur jashtë vendit. "Kam oferta të luaj jashtë Maqedonisë, por tani për tani nuk do të bëj publike emrat e ekipeve, të cilët janë të interesuara për mua", tha Idrizi. Ai thotë se do ta pres përfundimin e stinorit pranveror dhe pastaj do ta braktisë skuadrën kuqezi. "Tani nuk do të ndodh largimi im nga skuadra e Shkëndijës, do të presë të përfundoj edicioni i sivjetmë dhe pastaj të shoh më tutje se cka do të vendosi. Kam kohë të mjaftueshme dhe mundësi për të shqyrtuar ofertat e tjera", u shpreh sulmuesi i Shkëndijës.
Sipas burimeve jozyrtare të gazetës "Koha" bëhet fjalë për klube, të cilat janë nga Finlanda dhe Kroacia, por një gjë të tillë Idrizi nuk deshi ta vërtetojë, duke ia lënë kohës, që të tregoj për të ardhmen. Mensur Idrizi në sezonin vjeshtor ka qenë autor i disa golave të rëndësishëm, të ndeshjeve të zhvilluara në Tetovë. Karrierën futbollistike e ka filluar në Shkëndijë, ku është edhe sot e kësaj dite. Lojtari i fundit që u largua nga Shkëndija ishte mbrojtësi Nuri Mustafi, që ka kaluar në Kampionatin finlandez, respektivisht në skuadrën e FC Popa.

Vullnet Dauti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›